Koleksionisti Gjergji Thimo pak ditë më parë ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur 1600 ikona dhe ka qenë i dënuar në Francë për këtë arsye.
Kjo intervistë e tij me gazetarin Adi Krasta bëri bujë, ndërsa vetë koleksionisti u shpreh i gatshëm që të paraqiste fakte për ato që thoshte.
Ndërkohë në mesnatën e sotme në një bisedë telefonike me gazetarin Ervis Zholi, koleksionisti është shprehur i tmerruar se i kanë rrethuar shtëpinë, ndërsa dëgjohet duke qarë dhe duke kërkuar ndihmë.
Ai thotë se lagja dhe shtëpia e tij është rrethuar nga policët civilë dhe nga efektivë të Shërbimit Informativ të Shtetit, që e kanë ndjekur kudo që ai shkonte.
Thimo shprehet se atij i kanë hequr edhe energjinë elektrike, ndërsa thotë se është shtetas amerikan dhe ka kërkuar ndihmë nga ambasada amerikane, por ata e kanë lënë në mëshirë të fatit.
Koleksionisti akuzon edhe drejtorin e Policisë së Korçës se po bashkëpunon me policët civilë për ta terrorizuar atë, ndërsa thotë se i ka ditët e numëruara, pasi po e kërkojnë për ta vrarë.
Ndiqni bisedën e tij të publikuar nga NOVA MEDIA Albania:



