E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komandanti i FNSH: Edhe unë kam djalin në protestë, por kapelen s’e heq dot
Lajme

Komandanti i FNSH: Edhe unë kam djalin në protestë, por kapelen s’e heq dot

Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë, ku komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me protestuesit, pas tensioneve dhe përplasjeve të shënuara gjatë tubimit.

Gjatë komunikimit, komandanti ka deklaruar se pamjet filmike do të shqyrtohen dhe se do të merren masa ndaj efektivëve që rezultojnë të kenë hedhur gurë gjatë protestës.

Ai e ka cilësuar të paligjshëm një veprim të tillë nga ana e policisë, duke theksuar se përgjegjësit do të verifikohen përmes pamjeve të regjistruara.

“Jam komandanti i FNSH-së, jap përgjigje vetëm për këto forca”, u shpreh ai, duke sqaruar kufijtë e përgjegjësisë së tij institucionale.

Në një moment të bisedës, komandanti ndau edhe një detaj personal, duke treguar se edhe djali i tij ndodhet në protestë. Megjithatë, ai theksoi se detyra zyrtare e detyron të vijojë ushtrimin e funksionit të tij.

“Edhe unë kam djalin në protestë, por kapelen s’e heq dot. Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja, do të zbatohet ligji, do të mbrohet shteti”, deklaroi komandanti gjatë komunikimit me protestuesit.

Biseda vjen në një klimë tensionesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa premtimi për verifikimin e pamjeve dhe marrjen e masave ndaj efektivëve të përfshirë mbetet për t’u ndjekur në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.