KOMANDANTI I LARTË I USHTRISË SË SHBA I SHQETËSUAR: RUSIA, RREZIKU MË I MADH I EUROPËS! AMERIKA TË NDËRHYJË
Komandanti i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Curtis Scaparrotti, është i frikësuar nga agresioni i Rusisë në Europë dhe i kërkon Amerikës që të ndërhyjë në Europë për stabilizimin e situatës.
Sipas gjeneralit amerikan, Rusia tregohet agresive në Europë dhe me anë të politikës apo të luftës, qoftë civile apo ekonomike përpiqet të rrisë fuqinë e saj në Europë.
“Amerika duhet të tregohet e kujdesshme dhe të rrisë fuqinë e saj me trupa dhe anije në Europë. Rusia është rreziku më i madh për paqen dhe stabilitetin e Europës,” deklaroi gjenerali amerikan në mbledhjen e komitetit të trupave luftarake në Europë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




