Komisioni i Etikës merr vendimin, përjashtohen me 10 ditë 5 deputetë të opozitës. Korreshi me 3 ditë (Emrat)
Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të 5 deputetëve të opozitës.
Më konkretisht, janë përjashtuar deputetët Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi.
Po ashtu, me 3 ditë është përjashtuar edhe deputeti Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



