E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  shkarkon  nga detyra gjyqtarin e Vlorës
Lajme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj. Vendimi u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon. 

Hektor Sinanaj e filloi karrierën si avokat në vitin 1992 dhe u emërua gjyqtar në vitin 2000. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Në tetor 2021, Sinanaj mori “vërejtje publike” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas një hetimi disiplinor të ILD-së për vendimet e tij lidhur me urdhrat e ekzekutimit të disa institucioneve financiare, për të cilat Sinanaj tha se kishte mbrojtur qytetarët.

Gjatë procesit të Vetting-ut u vu re se mbetej e paqartë se si gjyqtari Sinanaj kishte përfituar një sipërfaqe toke në vitin në 1992, pasuri për të cilën ka pasur konflikt civil me një palë tjetër, por të cilën më pas e ka fituar. Sipas KPK-së, mbetet i paqartë edhe fakti se përse kjo pasuri vijon të figurojë e regjistruar si karabina, ndërkohë që aty është ndërtuar një objekt që shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme dhe dhënie me qira për zyra për avokatët apo ekspertët.

Balancë negative ka rezultuar edhe për një njësi shtesë kati, e legalizuar; për rikonstruksionin e një shtëpie të trashëguar nga nëna; për blerjen e një automjeti të llojit “Benz” në vitin 2005 për çmimin 500 mijë lekë; për blerjen e një makine tjetër në 2013-ën për shumën 3500 euro; për krijimin e disa depozitave dhe gjendjen cash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.