Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Astrit Faqolli
Më herët Faqolli u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në këtë mënyrë KPA ka shfuqizuar vendimin e KPK-së.
“Komisioneri Publik, në zbatim të kompetencave të njohura nga neni C dhe F i Aneksit të Kushtetutës, referuar neneve 61/3 dhe 63 të ligjit nr.84/2016, mbi të njëjtat prova të administruara nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr.47, datë 25.7.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni:ëëë.ikp.al
>
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, -sqaron KPK
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



