E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Rithemelimit nis mbledhjen në selinë e PD-së
Politikë

Komisioni i Rithemelimit nis mbledhjen në selinë e PD-së

Ka mbërritur rreth orës 13:15 në selinë e PD ish kryeministri Sali Berisha, për të nisur mbledhje me Komisionin e Rithemelimit.

Pas takimit pritet të ketë një konferencë me mediat.

Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë këtë të mërkurë mbledhjen në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.

Mbledhja vjen pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ditën e sotme, ku u njoh statuti i Partisë Demokratike, i miratuar në Kuvendit e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në vendimin e Gjykatës theksohet se Kuvendi i 11 Dhjetorit është thirrur në mënyrë legjitime dhe se vendimet e marra nga ai janë po ashtu legjitime dhe në fuqi.

VENDIMI

Gjykata, në bazë të ligjit nr.8580, datë 07.02.2000 “Për Partite Politike” VENDOSI:

1.Pranimin e kërkesës se palës kërkuese Partia Demokratikë e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombëtar te PDSH duke regjistruar ndryshimet përkatëse ne regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.