E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komiteti i Ekspertëve i kërkon kryeministrit  :Vendi të mbyllet nga e premtja deri hënën
Publik News

Komiteti i Ekspertëve i kërkon kryeministrit :Vendi të mbyllet nga e premtja deri hënën

Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës.

Kryeqyteti do të mbyllet! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tirana do të kufizojë masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mësohet se Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës.

Megjithatë deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar as nga ekspertët dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nuk dihet nëse e njëjta masë do të merret edhe për qytete të tjera me numra të larta rastesh të infektuara nga pandemia e koronavirusit.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta.

Për të frenuar infektimet, pak ditë më parë qeveria njoftoi, pasi Dosja.al paralajmëroi lajmin, se do të vendosej ora policore. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk lejohet lëvizja e qytetarëve.

  • Ditën e nesërme përfundon ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë. Komiteti për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19 para tre javësh vendosi ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00. Këto masa të cilat hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja. Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën. “Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njofton MSH. Ndërkohë në vendin tonë aktualisht vendimi i cili është ende në fuqi është ndalimi i grumbullimeve më me shumë se 10 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.