E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Komuna e Parisit pa ujë’/ Bogdani akuza Veliajt: Ke dështuar! Nuk garanton minimumin jetik e bazik
Publik News

‘Komuna e Parisit pa ujë’/ Bogdani akuza Veliajt: Ke dështuar! Nuk garanton minimumin jetik e bazik

Anëtari i kryesisë së PD, Gerti Bogdani ka denoncuar Bashkinë e Tiranës se ka lënë për disa ditë pa ujë lagjen e Komunës së Parisit.

‘Veliaj ka paguar miliona lekë për PR, por ndërkohë nuk merr asnjë masë për furnizimin me ujë apo rritjen e cilësisë së tij dhe ndërkohë nuk garanton as furnizimin minimal të lagjeve të kryeqytetit’, shkruan Bogdani në Facebook.

Postimi i plotë i Gerti Bogdanit:

Me lajmerojne banoret se Komuna e Parisit ka disa dite pa uje! Eshte e papranueshme qe nje lagje e tere e Tiranes te mos furnizohet me uje!

Nderkohe qe ujesjellesi i Bashkise se Tiranes paguan miliona leke per PR, jo vetem qe nuk merr asnje mase per rritjen e cilesise se ujit, qe vazhdon te jete i papijshem, por per me teper nuk garanton as furnizimin minimal te lagjeve te kryeqytetit!

Keto vite çmimi i ujit eshte rritur dhe ndonese qytetaret paguajne me shume, as cilesia dhe as furnizimi nuk jane rritur! Depozitat e ujit dhe pompat vazhdojne te jene pjese e panorames se qytetit dhe perditshmerise se banoreve! Nderkohe edhe pagesat shtese per ta blere ujin e pijshem, rendojne ne xhepat e familjeve te Tiranes.

Çdo fushate elektorale #Veliaj ka premtuar 24 ore uje, nderkohe vazhdon te deshtoje ne kete drejtim! Furnizimi me uje te pijshem eshte jo thjeshte zgjidhja e nje domosdoshmerie, por garantimi i nje minimumi jetik e bazik.

Eshte turp qe ne vitin 2021 te diskutohet ende furnizimi me uje te pijshem, sidomos ne nje vend e qytet qe resurset ujore natyrore i ka me bollek!

#BashkiaQeDuam apo #BashkiaQeNukDuam

#Tirana #TiranaMeritonMeShume

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.