E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koncerti i Kanye West ‘paralizon’ Tiranën, ja rrugët që bllokohen
Lajme

Koncerti i Kanye West ‘paralizon’ Tiranën, ja rrugët që bllokohen

Policia e Tiranës ka bërë publike planin e masave për menaxhimin e trafikut në kuadër të koncertit të artistit amerikan Kanye West (YE), i cili do të mbahet më 11 korrik në zonën e Kasharit. Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, disa segmente rrugore do të bllokohen plotësisht, ndërsa në disa të tjera do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Sipas njoftimit zyrtar, kufizimet do të zbatohen gjatë gjithë ditës dhe do të ndryshojnë sipas orareve të përcaktuara.

Rrugët që do të bllokohen

Nga ora 07:00 deri në 24:00:

  • Do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet.
  • Do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia”.

Nga ora 12:00 deri në 24:00:

  • Do të bllokohet plotësisht segmenti “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”.
  • Do të kufizohet qarkullimi në segmentin rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori”, i cili gjatë kësaj periudhe do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Policia sqaron gjithashtu se në aksin nga ura e Institutit deri te “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit, në varësi të numrit të pjesëmarrësve që do të lëvizin drejt zonës së koncertit. Këto masa do të merren për të menaxhuar fluksin e automjeteve dhe për të garantuar zhvillimin normal të aktivitetit.

Gjatë orareve të kufizimeve, në zonat e bllokuara do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës u bën apel qytetarëve të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre, të përdorin akse alternative dhe të respektojnë udhëzimet e efektivëve të policisë, me qëllim shmangien e vonesave dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë zhvillimit të koncertit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.