Koncesioni 100 milionë euro i sterilizimit/ Beqaj paraqitet në SPAK
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai ndodhet nën hetim për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.
Gjykata e Posaçme i ka caktuar Beqajt masën e sigurisë “detyrim me paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit”.
SPAK e akuzon Beqajn për veprën penale shpërdorim detyre, pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit.
GJKKO e ka urdhëruar ish-ministrin të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



