E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti me Rusinë, ushtria e Ukrainës: Kemi vrarë 1080 ushtarë rusë vetëm në 24 orët e fundit
Bota

Konflikti me Rusinë, ushtria e Ukrainës: Kemi vrarë 1080 ushtarë rusë vetëm në 24 orët e fundit

Luftimet të përgjakshme po zhvillohet mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, ndërsa lufta është në ditën e 668 të saj.

Rusia goditi me dronë kamikazë kryeqytetin e Ukrainës. Në një lagje në periferi të Kievit një pallat është përfshirë nga flakët pasi pjesë të një droni të shkatërruar në ajër ranë mbi të. Ndërkohë, ushtria e Ukrainës, në një deklaratë të fundit ka bërë të ditur se prej fillimit të luftës, më 24 shkurt të vitit 2022, janë vrarë 351,350 ushtarë rusë, nga të cilët 1,080 vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në një deklaratë të orëve të vona të së premtes, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, u shpreh se “po bëhet çdo përpjekje për të sjellë në shtëpi çdo fëmijë të rrëmbyer nga rusët”.

Po ashtu, ai tha se gjatë së premtes, ushtria ukrainase ka rrëzuar 3 avionë bombardues rusë. Ai falënderoi ushtarakët, ndërsa në fjalimin e mbrëmjes u shpreh se rrëzimi i avionëve do t’i bëjë tashmë pilotët rusë që ta kenë të qartë se askush që sulmon në territorin e Ukrainës nuk do të kaloi pa u ndëshkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.