E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti NATO-Rusi/ Kryeministrja britanike del me mesazh para takimit Trump-Putin
Bota

Konflikti NATO-Rusi/ Kryeministrja britanike del me mesazh para takimit Trump-Putin

Kryeministrja britanike, Theresa May, e mirëpriti samitin midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai duhet të shfrytëzohet për të ulur rrezikun e konfliktit midis NATO-s dhe Moskës.

May i bëri këto komente në një darkë pune të udhëheqësve të NATO-s, të mërkurën në Bruksel.

“Kanalet e hapura të komunikimit midis SHBA-së dhe Rusisë janë kyçe për menaxhimin e rreziqeve të konfliktit”, tha May, transmetoi zëdhënësi i saj.

Trump dhe Putin do të takohen më 16 korrik në Helsinki.

May foli edhe për, siç u shpreh, “aktivitetin malinj” të Moskës, përfshirë sulmet kibernetike ruse në Perëndim dhe dyshimet se Rusia ka përdorur një agjent nervor për të helmuar një ish-agjent rus në tokën britanike.

Marrëdhëniet e Londrës me Moskën janë tensionuar keq, prejse Britania ka akuzuar Rusinë për përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skipal, dhe vajzën e tij Yulia, më 4 mars të këtij viti.

Incidenti ka çuar në dëbimin më të madh të diplomatëve rusë që nga Lufta e Ftohtë. Rusia i ka mohuar akuzat e Londrës dhe është përgjigjur me dëbime të diplomatëve perëndimorë. REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.