E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Do u kushtojë 500 milionë euro!
Lajme

Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Do u kushtojë 500 milionë euro!

Kreu i PD-së paralajmëron faturë marramendëse në kurriz të shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për vendimin që lidhet me kontratën e koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke paralajmëruar pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se prishja e kontratës mund të çojë në një përballje në arbitrazh ndërkombëtar, ku sipas tij, kostoja për qytetarët shqiptarë mund të arrijë të paktën në 500 milionë euro, nëse kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli ndjek rrugën ligjore që ka paralajmëruar.

Ai hodhi kritika të forta edhe ndaj deklaratave të mëparshme të Belinda Ballukut për projektin e aeroportit, duke vënë në dyshim premtimet për përmasat dhe rëndësinë e tij në rajon.

“Shqiptarët për pasurimin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut për plaçkitjen nga ana e tyre të 130 mln eurove bileta të munguara, po prishin një kontratë për të cilën garantoj qytetarët e këtij vendi se do gjobitën më së paku 500 mln euro. Po prishin një kontratë vetëm që e panë që Behgjet Pacolli nuk ka ndërmend tu njohë atyre aksionet që këta pretendojnë se kompania turke ia ka dorëzuar Pacollit. Pra këtu është një treshe faqezeze, Edi Rama, Lubi Balluku dhe Taulant Balla që kanë përdorur ortakun tjetër të ndërtimit për t’ia marrë Pacollit aksionet. Pacolli aksionet nuk i jep. Është biznesmen me eksperiencë dhe duket se nuk plotëson kërkesat për Pazar. Janë më qesharaket në botë proceset ndaj kësaj dosje.

Dëshmia që Pacolli ka bërë si i thirr nga Belinda dhe Belinda u veçua me biznesmenin turk, dëshmoi qartësisht se Rama – Balluku dhe Taulanti janë pretendët kryesore të aksioneve që turku ka dorëzuar. Histori mafioze korrupsioni të papara. Ju kujtohet ju, kur Balluku për hir të së vërtetës në cdo rrafsh përfaqëson një turp njerëzor, absolutisht në cdo rrafsh vraponte në Akërni dhe deklaronte se Vlora do ketë aeroportin më të madh në Ballkan, duke treguar veten se Ballkani nuk ka një injorante të dytë se ajo., e cila nuk di të maskojë vjedhjet e saj. Të pretendosh të ndërtosh në Vlorë aeroportin më të madh në Ballkan do të thotë të gjobisësh shqiptarët me një gjobë të tmerrshme”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.