E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrolle në burgun e Peqinit dhe Fierit, gjenden celularë
Lajme

Kontrolle në burgun e Peqinit dhe Fierit, gjenden celularë

Kontrollet e kryera në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale kanë çuar në zbulimin e dy aparateve celularë, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe atë të Fierit.

Gjatë një kontrolli të zhvilluar në IEVP Peqin, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, një aparat celular është gjetur mes sendeve personale të të burgosurit me inicialet F. Ç.

Pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, F. Ç. është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.

Në të njëjtin institucion, autoritetet kanë nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj të burgosurve M. H., L. Gj., I. L. dhe F. A., të cilët dyshohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Hetimi ka prekur edhe dy punonjës të policisë së IEVP Peqin, Sh. K. dhe E. J. Ata janë proceduar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Celular edhe në burgun e Fierit

Një tjetër aparat celular është zbuluar gjatë kontrolleve në IEVP Fier. Pajisja është gjetur gjatë kontrollit të dhomës ku qëndronte i burgosuri me inicialet R. K.

Për këtë rast, R. K. është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale që lidhet me mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Në kuadër të të njëjtit rast është proceduar gjithashtu i burgosuri E. B., i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet e përpiluara nga autoritetet për të dyja rastet, në Peqin dhe Fier, pritet t’u përcillen për veprime të mëtejshme Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan dhe Fier.

Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të verifikimeve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Përgjegjësia konkrete e personave të proceduar do të përcaktohet në vijim të hetimeve dhe procedimeve përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.