E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/Ja kush është astrologu që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit
Lajme

Korçë/Ja kush është astrologu që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 45-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur publikisht si astrolog.

U raportua se 45-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog.

Ai ishte i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.