Korçë/ Vetëdorëzohen katër dhunuesit e të riut në servis

Janë vetëdorëzuar në polici, katër të rinjtë që dhunuan 30-vjeçarin Ramadan Hasani.

Burime nga policia thanë, se pas kontrolloreve në banesat e familjarëve, të afërmve, vendet ku mund të fshiheshin 4 autorët e plagosjes së 30 vjeçarit Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi në Korçë, bëri që të vetëdorëzohen.

Paraditen e sotme autorët Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura. Arratia e 4 autorëve zgjati 3 ditë, dhe në pamundësi për të qëndruar akoma të fshehur, ata janë vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Korçës.

30 vjeçari i cili ra pre e sulmit të autorëve, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Korçës/

Tentuan të vrisnin me mjete të forta një 30-vjeçar, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Korçës.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera, për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2024, në lagjen nr. 16, Korçë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 autorëve të dyshuar të saj, pas kontrolleve të shumta dhe falë negociatave të kryera nga forcat e Policisë me familjarët e tyre, këta shtetas u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, u ndaluan me iniciativë shtetasit në kërkim S. S., 32 vjeç, K. S., 31 vjeç, M. Xh., 40 vjeç dhe E. G., 49 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lavazh, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale ‘Vrasja me dashje’, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Publikuar nga Publik Media