Korçë/Pranga tre kushërinjve, rrahën 27-vjeçarin
Arrestohen tre autorët e ngjarjes së djeshme Podgorie, kusherinjte qe plagosen pas nje sherri nje te ri.
Policia ben me dije se ka arretsuar tre shtetas për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit datë 27.12.2017, ju informojmë se specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj personit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Eduart Xhemollari, 25 vjeç,
Jani Xhemollari, 48 vjeç
Marenglen Bollguri, 27 vjeç, (kushërinj mes tyre) të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27.12.2017, në fshatin Podgorie, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Podgorie, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



