E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi/ Basha: Propozon tre pika emergjente për situatën e vështirë dhe përshëndet anullimin e chek up
Publik News

Koronavirusi/ Basha: Propozon tre pika emergjente për situatën e vështirë dhe përshëndet anullimin e chek up

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se opozita nuk po sfidon qeverinë për masat ndaj koronavirusit, por po e nxitë atë që të marrë vendimet më të mira. “Nuk po sfidojmë qeverinë, s’po bëjmë as xhelozi. Ne po nxisim qeverinë të marrë masat më të mira”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, kreu i PD shprehu dhe tre shqetësime kryesore për të cilat sipas tij qeveria duhet të marrë masa, në një intervistë për gazetaren Eni Vasili.

“S’ka masa mbrojëtse të mjaftushme për ta. Ndaj i bëj thirrje qeverisë të marrë masat, sa më shumë maska e syze, pajisje higjenizuese për mjekët, sanitarët, aq më mirë për përballimin e situatës.

Gjithashtu, duhet të mos përplasen të gjithë te Infektivi. Të funksionojë mjeku i familjes. Të ketë dhe në rrethe.

Ato 120 milionë euro të mos u jepen oligarkëve. Të përdoren për shëndetësinmë dhe për shtresa të caktuara sociale.

Duhet të kemi mjaftuëshëm kite, për analiza, mjaftueshëm kapacitete për përballimin e situatës”, u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratke, Lulzim Basha thotë se gjatë karantinës tre-ditore e ka kaluar kohën mes zyrës dhe shtëpisë së tij.

Basha e zhvendosi bisedën te problemet që shqiptarët hasin në një situatë të tillë, si pasojë e kushteve të vështira të jetesës dhe varfërisë ekstreme.

“Midis shtëpisë dhe zyrës. Problemi i Shqipërisë është më ndryshe nga vendet e tjera, sepse të qëndrosh në shtëpi nuk është një fjalë goje. Të qëndrosh në shtëpi je një një proksimitet që nuk është aq e përshtatshme”, u shpreh ndër të tjera Basha në emisionin “Open”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.