E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi mbërrin në kufi/ Shënohet rasti i parë në Greqi
Publik News

Koronavirusi mbërrin në kufi/ Shënohet rasti i parë në Greqi

Koronavirusi është shndërruar tashmë në një rrezik serioz për të gjithë Europën, ku së fundi është shënuar dhe rasti i parë në Greqi.

Mediat greke raportojnë se mostrat e një pacienti të trajtuar në Spitalin Attica kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

I infektuari është një burrë nga Pireu, ndërsa nuk jepen më shumë detaje, nëse ai ka qenë në ndonjë nga shtetet e prekura masivisht nga ky virus.

Koronavirusi është kthyer në një alarm botëror, teksa numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 2765, ndërsa i të infektuarve në mbi 81 mijë, në mbarë botën.

Ndërkohë në Itali numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 325, ku mbrëmë raportohej për 323.

Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u rregjistrua dje. Ajo ishte një e moshuar 76 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.

Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë rregjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufirtare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.