Koronavirusi në Itali, 3233 raste të konfirmuara brenda një dite
Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, Covid-19 janë regjistruar 27.980 njerëz janë infektuar me virusin Sars-CoV-2, krahasuar me ditën e djeshme janë shtuar 3.233 raste të tjera.
2,158 persona kanë humbur jetën në Itali që nga fillimi i koronavirusit dhe 2,749 janë shëruar, ndërsa 1,851 persona ndodhen nën kujdesin intensiv.
Pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 11.025 nga të cilët 1.851 janë nën kujdes intensiv, ndërsa 10.197 janë të izoluar në shtëpi.
53 persona kanë ndërruar jetë në Britaninë e Madhe si pasojë e infektimit me koronavirus. Shifra konfirmohet nga Matt Hancock, ministër i Shëndetësisë.
“Qëllimi ynë është të mbrojmë jetët. Veprimet tona kanë patur për qëllim që përhapja e virusit të ngadalësohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe unë dua të falenderoj zyrtarët e shëndetit publik për qasjen e tyre shembullore në gjurmimin e kontakteve dhe punën e tyre deri më tani. Sidoqoftë, sëmundja tani po përshpejtohet dhe fatkeqësisht 53 persona kanë vdekur”, u shpreh Hancock.
Sa i përket numrit të infektuarve në Britani, shifra ka arritur në 1543.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




