E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korreshi ia ‘plas’ në fytyrë të vërtetën drejtueses së KLP: Hetojeni!
Lajme

Korreshi ia ‘plas’ në fytyrë të vërtetën drejtueses së KLP: Hetojeni!

“Pacientët, të shtrirë në barrela, karroca dhe përdhe”

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, pati një përplasje të ashpër me drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, gjatë prezantimit të raportit vjetor të institucionit në Kuvend.

Korreshi e akuzoi sistemin e drejtësisë për mungesë veprimi ndaj skandaleve në sistemin shëndetësor, duke përmendur situatën alarmante në Spitalin Onkologjik. Ai publikoi një foto nga ambientet e spitalit, ku shihen pacientë të shtrirë në barrela, karroca dhe përdhe, në pritje për ndihmë mjekësore.

“Prokuroria duhet të ndërhyjë kryesisht për atë që ndodh në Onkologjik. Shikoni si mbahen pacientët me kancer, në barrela dhe në tokë, për të marrë ndihmë. Kjo është e papranueshme. Të hetojnë këtë, jo të arrestojnë avokatë në sallën e gjyqit,” u shpreh Korreshi.

Deputeti demokrat ironizoi edhe hartën e re gjyqësore, duke thënë se ajo u hartua “vetëm për t’i afruar prokurorët pranë shtëpive të tyre në Tiranë”.

“Tre vite pas miratimit të hartës gjyqësore, KLP ende nuk ka një studim për efektet e saj. Sistemi ka rënë në kolaps, dosjet janë harruar pas dollapeve, dhe njerëzit presin me vite për masa sigurie. Kjo s’është drejtësi elitare, por drejtësi e dështuar,”  shtoi ai.

Korreshi theksoi se prokurorët duhet të tregojnë më shumë efikasitet dhe ndjeshmëri ndaj problemeve reale të qytetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për sektorë jetikë si shëndetësia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.