E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korrupsioni me 2,8 miliardë lekë/ SPAK publikon akuzat për 9 zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Brendshme
Publik News

Korrupsioni me 2,8 miliardë lekë/ SPAK publikon akuzat për 9 zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Brendshme

SPAK ka publikuar para pak minutash, detajet e operacionit që çoi në arrestimin e 9 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme: emrat dhe akuzën për secilin prej tyre lidhur me shpërdorimin e fondeve të tenderit 2,8 miliardë lekë të uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit.

Gjykata (GJKKO) ka lëshuar urdhër “arrest në shtëpi” për ish zyrtaren në Ministrinë e Brendshme, e cila ka vetëm tetë ditë që është shkarkuar nga detyra prej ministrit Bledi Çuçi. Ajo është Edlira Naqellari.

“Kontroll është ushtruar edhe në banesën e Edlira Naqellarit, e cila mbante detyrën e drejtoreshës së blerjve të përqndruara, e cila ka rreth 8 ditë që është shkarkuar nga Bledi Çuçi.

Po ashtu kontrolle janë kryer edhe në shtëpinë e Flutura Çekrezit, e cila mban detyrën në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara.

Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Brendshme, për të cilët është lëshuar urdhër arrest, të cilët janë Fatmir Demneri, Kreshnik Bajkaj, Mariglen Buzali“.

Sipas SPAK, më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

AKUZA DHE MASA E SIGURISE

Edlira Naqellari, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Flutura Çekrezi, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Anisa Bogdani, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në shtëpi

Ani Omuri, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Kleivis Hasani, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Fatmir Demneri, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Mariglen Buzali, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Gëzim Mingaj, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.