Kosova merr vendimin: Ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës
Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall i ardhur nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.
Ky vendim ka ardhur pas rrëmbimit të 3 policëve kufitarë të Kosovës në veri.
Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili u shpreh se përveç agresionit ky veprim synon destabilizim.
Ndërkohë pritet që në orën 17:00 Policia e Kosovës të zhvillojë një konferencë për mediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



