E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosova mposhtet nga Austria, Zhegrova shënon golin e nderit
Lajme

Kosova mposhtet nga Austria, Zhegrova shënon golin e nderit

Kosova është mposhtur 3-1 nga Austria në Vjenë, në sfidën e vlefshme për Nations League.

Austriakët morën kontrollin e takimit dhe kaluan në avantazh në minutën e 23-të. Affengruber përfitoi nga një moment pasigurie në mbrojtjen kosovare dhe zhbllokoi rezultatin.

Në fundin e pjesës së parë, Austria goditi sërish. Adamu dyfishoi shifrat, duke e mbyllur fraksionin e parë me avantazhin 2-0 për vendasit.

Kosova u përpoq të reagonte pas pushimit, por e pati të vështirë të krijonte raste të rrezikshme përpara portës austriake.

Austria shfrytëzoi hapësirat e krijuara dhe gjeti edhe golin e tretë me Carney, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke i zbehur ndjeshëm shpresat e Kosovës për të marrë pikë nga kjo transfertë.

Në minutat e fundit, dardanët arritën të shënonin golin e ngushëllimit. Edon Zhegrova ekzekutoi saktë një penallti, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Kështu, Kosova largohet nga Vjena pa pikë, ndërsa Austria siguron një fitore të rëndësishme në Nations League.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.