E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë/  Kryeministri Kurti i vendosur, nuk ka tërheqje të forcave speciale pa ikur kriminelët në Serbi
Bota

Kosovë/ Kryeministri Kurti i vendosur, nuk ka tërheqje të forcave speciale pa ikur kriminelët në Serbi

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ka pasur biseda të shumta me ndërkombëtarët dje dhe sot në lidhje me situatën në veri të vendit. Ai tha se është pajtuar për depërshkallëzimin e situatës.

Kurti tha se sundimi i ligjit është hapi i parë, duke përfshirë identifikimin dhe ndjekjen penale e gjykimin e drejtë të të gjithë atyre që e kanë sulmuar Policinë, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarët.

“Eulexi është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejt thelbin e proceseve gjyqësore të lidhura me gjykimin”, tha Kurti.

Pika e dytë, tha Kurti, është kjo: “Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës”. Prania e Policisë në veri, tha se “do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.