E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë/ Lihen në paraburgim serbët e akuzuar për krime lufte
Lajme

Kosovë/ Lihen në paraburgim serbët e akuzuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që pesë serbëve të arrestuar për krime lufte kundër popullatës civile t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Të arrestuarit u kapën më 3 gusht 2024 dhe sipas gjykatës, ekziston rreziku që ata të arratisen dhe t’i shmangen procedurës penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë.

Gjithashtu, është theksuar se ekziston rreziku që të pandehurit mund të tentojnë të zhdukin provat materiale dhe të ndikojnë në dëshmitarët ose në të pandehur të tjerë që janë ende në arrati.

Në njoftimin e Gjykatës së Prishtinës, të pandehurit D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J dyshohen se më 5 prill 1999, në orët e para të mëngjesit, kanë kryer një sulm në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar.

Ata akuzohen se, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforme jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktima civile shqiptare, kanë marrë peng, dhunuar, rrahur, torturuar fizikisht dhe psikologjikisht, kanë plaçkitur dhe shkatërruar pronat e shqiptarëve, si dhe kanë abuzuar objektet kulturore dhe fetare.

Më herët gjatë ditës së sotme presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar arrestimin e tyre duke e cilësuar si “provokim të qëllimshëm” nga Prishtina, ndërsa u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.