KOSOVË/ Mblidhet Këshilli i Sigurisë pas rrëmbimit të tre policëve
Këshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet sot për të diskutuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Në mblidhje janë pranishëm Kryeministri Albin Kurti, Zëvendësministri Besnik Bislimi, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i AKI-së Petrit Ajeti, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, Ministra e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministri i Financave Hekuran Murati.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijën kufitare. Patrullimi i policisë kishte për qëllim parandalimin e shfrytëzimit të rrugëve ilegale brenda territorit të Kosovës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



