E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK shkarkon nga detyra kandidatin për SPAK, Ndini Tavanin
Lajme

KPK shkarkon nga detyra kandidatin për SPAK, Ndini Tavanin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkaruar nga datyra Prokurorin Ndini Tavani pasi një raport i DSIK ka zbuluar parregullsi në deklarimet për pasurinë.

Komisioni ka ngritur pikëpyetjen mbi diferencat për 2.5 milionë lekësh në deklarimet e tij në raport me pasurinë, ndërsa me shumicë votash ka vendosur shkarkimin e tij.

Tavani është Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë, i cili është edhe një nga kandidatët për SPAK.

Tavani është prokurori që ka hetuar çështje të nxehta gjyqësore ku vlen të përmendet ajo që ka të bëjë me vrasjen e bankierit Artan Santo. Konkretisht prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së Bankës Credins ku ishte aksioner Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.

Po kështu ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.