Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit
Drejtësia vonon, por nuk harron
Pas një zvarritjeje të gjatë, në një trekëndësh bashkëpunimi mes oligarkisë, qeverisë dhe mafies, e drejta po tregon se është më e fortë se çdo korrupsion institucional. Një kalvar i gjatë procesesh gjyqësore u finalizua sot me një rezultat pozitiv, rihapjen e rrugës për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit.
Hajdari, i zgjedhur kryetar bashkie në vitin 2023, u favorizua hapur nga Ilirjan Celibashi, kryetari i KQZ-së, i cili në vend që të zbatonte ligjin dhe ta përjashtonte nga zgjedhjet për shkak të dënimit në shtetin grek, zgjodhi të mbyllte sytë. Celibashi veproi jo si garant i zgjedhjeve të lira, por si vegël e pushtetit, në shërbim të mafies politike dhe oligarkëve që kapin shtetin.
Kreshnik Hajdari, i dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi për falsifikim dokumentesh, nuk e kishte deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit një shkelje e rëndë ligjore që duhej të çonte automatikisht në shkarkimin e tij.
Megjithatë, edhe pasi vendimi i dënimit grek mbërriti zyrtarisht, Celibashi e rrëzoi kërkesën për shkarkim, duke u bërë pjesë e një misioni të qartë korruptiv. KAS më vonë vendosi prishjen e këtij vendimi dhe kthimin për rishqyrtim, por Hajdari e ankimon çështjen në Gjykatën Administrative të Tiranës.
Aktualisht, Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për falsifikim formulari, vendim i cili nuk është ankimua prej tij, duke e bërë kështu dënimin përfundimtar dhe të ekzekutueshëm sipas ligjit.
Sot, më 6 nëntor 2025, gjyqtarja Aferdita Caco mori një vendim vendimtar: Gjykata Administrative shpalli veten jashtë juridiksionit dhe urdhëroi KQZ-në të shqyrtojë çështjen, duke i hapur rrugën përfundimisht procesit të shkarkimit të Hajdarit. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Pas dy vitesh përpjekjesh dhe ndërhyrjesh politike, drejtësia ka filluar të çlirohet nga prangat e pushtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


