E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Spahiu denoncon: Polici që vrau 25 vjeçarin kishe pirë kokainë, e rrahu dhe e qëlloi
Lajme

Kreshnik Spahiu denoncon: Polici që vrau 25 vjeçarin kishe pirë kokainë, e rrahu dhe e qëlloi

Kreshnik Spahiu ka bërë një denoncim tepër të fortë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se nga infomacione të besueshme ka mësuar se efektivi Hajdaraj kishte konsumuar kokainë gjatë detyrës.

Ai gjithashtu shprehet se Hajdaraj ka qenë nën efektin e kokainës teksa e ka dhunuar, rrahur dhe më pas e ka qëlluar pas shpine 25-vjeçarin.

Sipas Spahiut, ky fakt është fshehur qëllimisht, ndërsa i bën thirrje prokurorisë t’i kryejë testin e drogës efektivit.

Postimi i Spahiut në Facebook:

DENONCIM: Polici që vrau Klodian Rashën duhet ti nënshstrohet “testit të drogës”.

Nga informacione kofidenciale autori i krimit ka qënë duke konsumuar lëndë narkotoke gjatë kryerjes shërbimit policor.

Gjatë kryerjes së vrasjes polici ka qenë nën efektet e kokainës dhe ka kapërcyer çdo limit në pordorimin e armës duke e goditur, rrahur dhe duke e qëlluat pas shpine me plumb.

Ky fakt është fshehur qëllimisht për të shmangur një skandal në nivelet shtetrore.

Prokuroria duhet menjëherë të kryej testin dhe të denoncoj publikisht faktin e papranushësm që policia e shtetit konsumon lëndë narkotike.

Informacioni është kofidencial dhe i provuar në dy burime. Me pak fjalë policia bëhet “DRU” në krye të detyrës!
Kjo është rrethanë rënduese dhe dy fishon dënimin me burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.