E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i grupit parlamentar të PS Balla prezanton Eriselda Sefën si kandidaten e PS-së për Lushnjën
Flash

Kreu i grupit parlamentar të PS Balla prezanton Eriselda Sefën si kandidaten e PS-së për Lushnjën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së dhe drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla, ka shkuar ditën e sotme në Lushnjë, ku ka prezantuar Eriselda Sefën si kandidaten e PS-së për këtë bashki.

Balla shprehu siguri se çdo lushnjar do të votojë Sefën, ndërsa dha edhe disa porosi për kandidatët socialistë të këshillit bashkiak.

Ai i kërkoi atyre në takimin me qytetarët që të bëjnë transparencë me fondet publike dhe shpenzimet për punët e qytetit.

“Nuk ka lushnjar e lushnjare që nuk e ka ndarë mendjen që më 14 maj të votojë vajzën punëtore të Lushnjës Eriselda Sefën. Isha në kafe para se të vija këtu me ata që janë më demokrattë e Lushnjës dhe që me zemër e thonë se kësaj radhe do votojmë Eriseldën, sepse besojnë se puna e nisur është një punë në drejtimin e duhur të transformimit të këtij qyteti. Por Eriselda ka nevojë për një këshill bashkiak mbështetës, kontrollues, që kontrollon më shumë transparencë për çdo qindarkë, për të shëruar dhe për të vazhduar të shërojë.

Atë që bëri Eriselda këtë vit do vazhdojmë ta bëjmë se një prej çështjeve që qytetarët na kanë ngritur vitet e shkuara dhe që u desh Eriselda të vinte dhe ta bëne këtë pastrim, është mënyra se si harxhohen paratë publike. Dhe unë do t’i kërkoja anëtarëve të këshillit sot që ju duhet të garantoni që pas çdo mbledhje të këshillit bashkiak të informohet publiku lushnjar se ku shkon çdo qindarkë e taksave që ata paguajnë dhe transfertave që bashkia e Lushnjës merr nga qeveria qendrore. Ne duhet t’i tregojmë çdo qytetari se çfarë bëjmë me fondet publike dhe si i harxhojmë ata në të mirat e këtij qyteti. Dhe kjo është përgjegjësia e anëtarëve të këshillit bashkiak, të cilët janë një përzgjedhje ndër më të mirat që ne kemi pasur gjithmonë”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.