E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i ILD, Metani gjykatesve : Keni  2 javë kohë…
Lajme

Kreu i ILD, Metani gjykatesve : Keni 2 javë kohë…

 

Vendimet gjyqësore për lirimin me kusht të bosëve të krimit, të firmosura përgjatë 3 viteve të fundit, do të kalojnë në filtrin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Përmes një shkrese që mban datën 11 shkurt 2020, Artur Metani iu kërkon gjykatave e prokurorive, t’i vënë në dispozicion gjithë dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht.

Referuar shkresës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, iu lë afat 2 javë institucioneve që t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

“Në kuadër të inspektimit të nisur kërkojmë nga ana juaj, që brenda dy javësh nga marrja e njoftimit, të dërgohet pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dokumentacioni me të dhënat e mëposhtme:

Dokumentacionin që pasqyron procedurën e caktimit të prokurorit, për secilën kërkesë lirimi me klusht.

Qëndrimi i mbajtur në seancë nga organi i akuzës si dhe ankimet e ushtruara nga zyrat e prokurorive, ndaj vendimeve, të cilat gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit kanë disponuar mbi kërkesat e paraqitur nga ana e të dEnuarve.

Urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të lirimit me kusht të dënuarit si dhe dokumentacioni i plotë që shoqëron urdhrin përkatës të nxjerrë nga prokurori”. – thuhet në shkresë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.