E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i SPAK raporton në KLP: Nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje, u përkasin njerëzve të krimit!
Lajme

Kreu i SPAK raporton në KLP: Nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje, u përkasin njerëzve të krimit!

Kreu i SPAK Arben Kraja paraqiti sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e SPAK për vitin 2020.

Ndërsa bëri një rezyme të infrastrukturës dhe punës së SPAK për vitin që lamë pas, Kraja tha se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Kraja-SPAK “Gjatë 2020-ës kemi pasur mundësi për të marrë edhe personel administrativ. Ka qenë një sfidë e vërtetë sepse jemi detyruar të punojmë në kushte jo normale. Kemi marrë buxhetin e miratuar paraprakisht.

Buxheti ka qenë i mjaftueshëm, rikonstruksioni i godinës ishte planifikuar me fonde dhe ishte realizuar nga qeveria. Blerja e pajisjes së përgjimit ishte realizuar prej tyre. Kemi pasur problematike për realizimin e fondit të pagave. Nuk kishim numrin e nevojshëm të prokurorëve, nuk kishim Byronë e Hetimit. Gjatë 2020-ës kemi përgatitur projektbuxhetin për vitin 2021. U përgatit dhoma e serverit, salla për vendndodhjen e operatorëve, deri në fund të vitit 2020.

Arben Kraja në KLP

Nga tetori i 2020-ës u realizua ardhja e pajisjes, pajisja sot është efektive dhe në punë. Ligji na jep mundësinë të kemi strukturën tonë të inspektimit. Vendosim si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Kemi punuar në drejtim të krijimit të hapësirës për mobilimit, përzgjedhjes së stafit, dhe fondit për blerjen. Kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në Republikën e Shqipërisë, jemi në fazat e fundit të marrjes së programet. Për të ngritur laboratorin kemi marrë një fond pranë komitetit të Ministrisë së Brendshme. Besoj që brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizë të të gjitha pajisjeve digjitale”, tha Kraja. Ndërsa u ndal te aksesi në bazën e të dhënave, Kraja tha: “Ligji i jep mundësinë Prokurorisë të ketë akses. Nuk realizohet brenda ditës, kërkon përgatitje. Kemi arritur të bëjmë lidhjen e institucionuit me fibra optike, që duhet për këtë akses. Aktualisht kemi të dhënat e gjendjes civile, gjyqësore, Kadastrën, do marrim akses në bazën e të dhënave të Policisë dhe po punojmë të marrim akses në sistemin e Europolit”.

Duke folur mbi procedurën e emërimit të drejtorit dhe hetuesve të BKH-së, kreu i SPAK deklaroi: “Procedura për drejtorin ka filluar në janar dhe ka përfunduar në korrik 2020. Për përzgjedhjen e drejtorit është ngritur një komision i përzgjedhjes i cili ka ndjekur të gjithë procedurës. Në fund doli me një produkt dhe u emërua drejtori i BKH-së”.

Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave.

Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi. SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese. 62 kërkesa për konfiskim janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk u pranuan”, tha Kraja. Duke folur mbi sekuestrimet, kreu i SPAK tha se është një Komitet që vendos mbi pasuritë e sekuestruara, duke u shprehur se nuk është kollaj të nxjerrësh të ardhura prej tyre pasi u përkasin personave të botës së krimit. “Në lidhje me momentin e sekuestrimeve, ka diçka që dua të bëj të qartë, nuk raportohet për çështje konkrete, as në Parlament apo këtu.

Në parim, treguesit e suksesit duhet të jenë të krahasueshëm. Ne nuk kemi punuar vetëm me dosjet e krimeve të rënda, por kemi hapur edhe dosje të reja. Sa i përket sekuestrimeve, ligji parashikon procedurën nga bllokimi, në sekuestrim, e konfiskim, qoftë ligji anti-mafia dhe akti normativ.

Është një agjenci që merret me administrimin e këtyre pasurive. Pasuritë janë nga më të ndryshmet, ka një komitet e tregon çdo të bëhen me paratë që sekuestrohen. Ky komitet vendosi që një pjesë, 30 për qind t’i jepet Prokurorisë dhe 70 për qind Policisë. Janë persona të personave të botës së krimit, nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje apo të marrësh të ardhura prej tyre”, tha Kraja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.