Krimi dhe korrupsioni “vë në lëvizje” institucionet/ Kreu i KLSH i shkon në zyrë Altin Dumanit
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi sot një takim pune në mjediset e SPAK me kreun e këtij institucioni, Altin Dumanin.
Shehu uroi Dumanin për emërimin e tij në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe të dy diskutuan për rritjen e identifikimin dhe përcjelljeve të rastit të korrupsioni nëpërmjet bashkëpunimit të dy institucioneve.
“Të dy drejtuesit, shprehën vullnetin e tyre për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella institucionale si dhe të rritjes së komunikimit të vazhdueshëm në identifikimin dhe përcjelljen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimeve me qëllim parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve. Gjithashtu u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit”, shkruhet në njoftimin e KLSH-së
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



