E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimi i organizuar “hedh valle”, por “Etiketa” s’fal: pranga për bluzat me logo
Lajme

Krimi i organizuar “hedh valle”, por “Etiketa” s’fal: pranga për bluzat me logo

Teksa aferat shumëmilionëshe dhe korrupsioni në nivele të larta vijojnë të bëjnë namin pa u shqetësuar nga askush, autoritetet kanë goditur me vendosmëri… një dyqan veshjesh. Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i akuzuar se shiste rroba dhe aksesorë me logo të dyshuara si të falsifikuara, pa fatura blerjeje dhe pa lëshuar kuponë tatimorë.

Në pranga ka rënë shtetasi Hysen Ramaj, pronar i një dyqani në rrugën “Sulejman Delvina”, në kuadër të operacionit të koduar “Etiketa”. Një aksion që, në krahasim me skandalet që tronditin vendin çdo ditë, duket më shumë simbolik sesa vendimtar.

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit, uniformat blu kanë sekuestruar veshje, çanta, syze dhe ora me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara si jo origjinale. Po ashtu, 29-vjeçari nuk kishte dokumentacion për origjinën e mallrave dhe dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjet, duke shmangur detyrimet tatimore.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse e njëjta vendosmëri do të shfaqet edhe për aferat e mëdha që rëndojnë xhepat e qytetarëve, apo beteja kundër informalitetit do të vazhdojë të përqendrohet te hallkat më të vogla të zinxhirit.

NJOFTIMI I POLICISE

Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.

Sekuestrohen mallrat. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.