E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimi në Shënavlash, arrestohet bashkëpunëtori i Esmerald Ballës; ndihmoi të riun të fshihte trupin e të atit
Lajme

Krimi në Shënavlash, arrestohet bashkëpunëtori i Esmerald Ballës; ndihmoi të riun të fshihte trupin e të atit

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar pasi akuzohet se ndihmoi Esmerald Ballën të fshihte trupin e të atit pasi e vrau.

Sipas policisë në pranga ka rënë Edison Brahaj, mik i Esmerald Ballës, i cili e ka ndihmuar Ballën në transportimin me automjet të trupit të të atit nga vendi i krimit deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh. I riu u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Mësohet se 25-vjeçari Brahaj është banues në Shënavlash ndërsa me origjinë nga Kukësi.

Si u zbulua krimi i rëndë në Shënavlash?

Kasaforta e prerë me gur fresibël në pjesën e pasme të saj dhe që ishte në dhomën e Esmerald Ballës, ishin indiciet e para të hetuesve se “zhdukja” e babait të tij Enver Balla nuk ishte rastësore. Që prej momenteve të para që djali bëri denoncim në polici, hetuesit i morën me rezerva deklarimet e tij, e gjithsesi qëndruan të ftohtë dhe e mbajtën në vëzhgim pa e trazuar apo akuzuar.

Në deklarimet e para për kasafortën, hetuesit gjetën detaje kontradiktore në lidhje me çelësin, që herë thoshte e mbante babai e herë ai vetë. Pasi kishte sajuar historinë se i ati kishte ikur me një grua, e cila i kishte shkruar në Instagram, policia vendosi t’i sekuestrojë celularin, tek i cili u ndërhy me ekspertë të IT pasi i kishte fshirë dhe u zbuluan prova interesante që zbërthyen ngjarjen.

Përveç fotove të vajzave të gjetura në celular u gjet edhe një screenshot bisede, një grua që i shkruante se kishte ikur me babanë e tij. Por nga hetimi u zbulua se i njëjti profil që i kishte shkruar ishte i tij, i hapur në celularin e tij, duke zbuluar mashtrimin.

I riu u mbajt për disa kohë në përgjim, por ka qenë i kujdesshëm në komunikim. Familjarët, konkretisht vajza dhe djali tjetër i viktimës dyshohet se nuk dinin asgjë mbi fatin e babait, ishin mashtruar nga Esmeraldi me histori të sajuara të largimit me një grua.

“Vihet në pranga shtetasi që ndihmoi autorin e vrasjes së babait të tij, në fshatin Shënavlash, për të transportuar trupin e pajetë duke e hedhur në një pus.

Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.