E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kritika e Mustafajt: Vendin e solli në këtë situatë Rama,Patozi e krijoi partinë në momentin e gabuar
Politikë

Kritika e Mustafajt: Vendin e solli në këtë situatë Rama,Patozi e krijoi partinë në momentin e gabuar

Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se krijimi i partisë së re “Bindja Demokratike” është një hap logjik i vonuar.

“Partia e re ‘Bindja Demokratike’ është një hap logjik i vonuar. Bindja i shërben demokracisë në vend si tjetër forcë politike. PD nuk është marrë me segmentet që kanë dalë prej saj. Historia ka treguar se partitë që kanë dalë nga trungu i PD kanë dështuar. Kështu ndodhi me FRPD dhe parti të tjera. PD nuk ka hyrë në dialog me partinë e re, pavarësisht se kanë një kundërshtar të përbashkët dhe ky është Rama. Por PD nuk është marrë dhe nuk e pranon sigurisht Patozin, pasi ai kërkon largimin e kryetarit Basha. Nga partia e re, Bindja shoh konfuzion. Ata duhet që të përpiqen të bëjnë për vete elektoratin gri. Nëse Bindja merr vota janë problem për Edi Ramën”, deklaroi Mustafaj.

I pyetur për Reformën Zgjedhore, Mustafaj deklaroi se nuk sheh vullnet politik për ta ndryshuar atë as nga PD dhe as nga PS, por sidomos nga Partia Socialiste.

Mustafaj u shpreh se opozita është në rrugë, po bën betejën e saj maratonë, duke thënë se situatën e ka sjellë deri këtu Rama.

“Rama e ka sjellë situatën deri këtu. Sot në rrugë nuk është vetëm PD, por është edhe një parti e majtë si LSI. Gjithashtu, në rrugë janë edhe aleatët e Partisë Demokratike”, vlerësoi ish-deputeti Mustafaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.