E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza  e përfaqësimit demokratik në ‘parlamentin e kryetarëve’
Publik News

Kriza e përfaqësimit demokratik në ‘parlamentin e kryetarëve’

Çdo 4 vjet, sa herë konstituohet Parlamenti i ri kam të njëjtën ndjesi:

një pjesë e mirë e deputetëve nuk janë aty për shkak të asaj që dinë të bëjnë, por për shkak të aftësisë për të mos bërë gjë dhe sigurisht, të një “shëndeti financiar” që rrezatojnë.

Kjo më sjell gjithnjë ndërmend krizën në të cilën gjendet koncepti i përfaqësimit demokratik. Një krizë që ka ardhur duke u thelluar, veçanërisht pas vitit 2005, kur në zgjedhje u prezantua modeili i parelinjve. Në vijim u shtuan servilët dhe memecët…

Deri sa erdhëm tek standarti që shohim sot. Mjafton ta kesh mirë me kryetarin dhe veçanërisht të kesh para dhe je deputet.

Ndërkohë, përfaqësimi demokratik dhe standarti kushtetues kërkojnë që një deputet të ketë 3 cilësi themelore:
1. Të dijë si bëhen ligjet
2. Të dijë si kontrollohet një qeveri
3. Të dijë të mbrojë interesin publik.

Asnjë parti, pa përjashtim nuk niset nga këto kritere kur cakton listën e deputetëve.

Të gjitha partitë sajojnë kritere gjithfaresh për të paketuar zgjedhjet servilëve, dudumëve dhe parelinjve parazitë.

Krizë e shkuar krizës!

Kriza thellohet kur mendon se në votimin e drejtpërdrejtë populli voton parelinjtë më shumë se këdo tjetër.

Pa shpresë!
—————-
Ndoshta, në këtë arsyetim nisem edhe nga premisa personale, por punë e madhe!
Si gjithandej edhe në politikë dhe në arsyetimin mbi të, gjërat personale janë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.