E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza politike në vend, Kukan thirrje partive: Dilni mbi interesa, populli shqiptar meriton një vendim për…
Bota

Kriza politike në vend, Kukan thirrje partive: Dilni mbi interesa, populli shqiptar meriton një vendim për…

Eurodeputeti i Partive Popullore Europiane dhe Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë plotësisht hapjen e negociatave për në BE duke mbështetur rekomandimin e bërë nga Johanes Hahn.

Kukan tha se këto vende kanë bërë progres ndërsa shtoi se sigurisht ka ende vend pë rezultate dhe lëvizje intensive.

 

Ai po ashtu foli edhe pë krizën politike në Shqipëri duke u bërë thirrje partive politike që të marrin një vendim që i shërben popullit dhe të ngrihen mbi interesat.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë vërtetë rekomandimin që bëtë ju zoti Hahn.

Ka pasur progres por mund të kemi më shumë rezultatet dhe lëvizje intensive.

Ne vlerësojmë se në Shqipëri është një situatë e tensionuar politike, vendi do të shkojnë në zgjedhje në fund të qershorit dhe është në dorën e elitës politike për të marre një vendim që i shërben popullit, sepse populli i Shqipërisë vërtetë e meriton”, u shpreh Kukan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.