Kriza politike/ Zyrtari i DASH përfundon takimin me Kryemadhin.
Kriza politike në Shqipëri dhe rreziku rus në Ballkan kanë sjellë në Tiranë drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, David Kostelancik.
Konstelancik, i shoqëruar edhe nga e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri Leyla Mose-Ones, ka takuar më herët gjatë ditës së sotme kreun e PD, Lulzim Bashën dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.
Rreth orës 16:30 ka përfunduar edhe takimi mes tij dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhin.
Pas takimit me Kryemadhin, zyrtari i DASH do të takohet me kryeministrin e vendit, Edi Ramën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





