E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krujë, shisnin kokakinë dhe kanabis në lokal, në pranga dy të rinj
Lajme

Krujë, shisnin kokakinë dhe kanabis në lokal, në pranga dy të rinj

Policia e Krujës ka arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë ‘Përshtatja’ një 24-vjeçar, pasi kishte marrë një lokal me qira dhe e kishte përshtatur atë, për përdorim të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Gjatë operacionit në pranga ka përfunduar edhe kamarieri i subjektit dhe një klient i lokalit i cili u kap duke konsumuar lëndë narkotike.

Në ambientet e këtij lokali u sekuestruan gjatë ndërhyrjes 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Përshtatja”.

Kishte përshtatur për përdorim dhe tregtim të kokainës dhe të kanabisit, lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Në pranga edhe një 35-vjeçar, kamarier i lokalit të përshtatur për këtë veprimtari kriminale.

Në hetim një 23-vjeçar, klient i lokalit, pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.

Sekuestrohen 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, për përshtatjen e një lokali për përdorim droge, të mbështetura nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të këtij Komisariati, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përshtatja”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. Sh., 24 vjeç, pasi kishte marrë një lokal me qira dhe e kishte përshtatur atë, për përdorim të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis;

-A. B., 35 vjeç, kamarier i këtij lokali

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari dhe ku ishte kamarier shtetasi A. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasve F. Sh. dhe A. B., ndërsa në ngarkim të shtetasit D. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.