E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryediplomati koreanoverior viziton papritur Suedinë: A po përgatitet takimi me SHBA?
Lajme

Kryediplomati koreanoverior viziton papritur Suedinë: A po përgatitet takimi me SHBA?

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut ka bërë një vizitë të papritur në Suedi, para një takimi të mundshëm ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un.

Peniani tha se udhëtimi i Ro Yong-ho ishte “për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me shqetësim të ëprbashkët”.

Suedia njihet historikisht për ndërmjetësinë e saj ndërmjet Uashingtonit dhe Penianit.

Kësisjoj, vizita ka ngjallur spekulime se mund të jetë pjesë e përgatitjeve për samitin SHBA-Kore e Veriut.

Donald Trump javën e kaluar pranoi një ftesë për bisedime direkte me Kim Yong-un, një lajm tronditës nga të dy liderët që kanë pasur kërcënime dhe fyerje për muaj.

Nuk ka pasur ansjë fjalë nga Koreja e Veriut qëkurse ftesa u njoftua zyrtarisht nga Koreja e Jugut në Uashington.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.