E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Balluku është bobe, tenderi i Llogarasë është i rregullt
Lajme

Kryemadhi: Balluku është bobe, tenderi i Llogarasë është i rregullt

“Nuk e rruan për asnjë, 50 milionë euro i kanë marrë turqit”

Që Belinda Balluku ka blerë segmente të opozitës, ky tashmë është një fakt që është vërtetuar edhe përmes përgjimeve të publikuara me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi. Në to, ish-deputeti Arbi Agalliu shihet duke ndërhyrë në institucione me porosi të zëvendëskryeministres Balluku.

Por pas disa vitesh, në skenë po shfaqen personazhe të rëndësishëm të opozitës që flasin me elozhe për rivalen e tyre politike, Belinda Ballukun.

Një prej tyre është ish-deputetja Monika Kryemadhi, e cila ka komentuar zhvillimet e fundit të hetimit që SPAK po kryen ndaj Ballukut, e cila është marrë e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera” në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas Kryemadhit, në mesazhet e zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, zv.kryeministrja ka treguar karakter dominues e pa kompromis, duke e cilësuar veten “bobe” dhe “garipe”.

“Balluku ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë ‘pallosh i gjatë’ dhe e ka në dorë,” deklaroi Monika Kryemadhi.

Në vijim, ajo shtoi se Balluku jo vetëm e ka quajtur kryeministrin me epitetin “pallosh i gjatë”, por ka zbatuar urdhrat e tij në çdo rast.

“Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është… nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhrin e ‘palloshit të gjatë’,” theksoi Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se Balluku i ka qëndruar besnike Ramës, duke e përshkruar marrëdhënien mes tyre si të pandashme:

“I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që mund të jetë nga Erdogani që ja ka kërkuar Edi Ramës. Këto para nuk kanë shkuar te zonja Balluku, të jeni të bindur se 50 milionë dollarët i ka marrë kompania turke, të cilat ja ka dhënë Gjokës,” u shpreh Kryemadhi.

Prej kohësh në qarqet politike është përfolur se Monika Kryemadhi dhe Belinda Balluku kanë pasur marrëdhënie miqësore, megjithëse të fshehur pas perdeve të politikës. Tashmë, me këto deklarata, tabloja duket më e qartë: kauzat politike të Kryemadhit mund të kenë qenë më shumë në funksion të porosive të Ballukut sesa të interesit publik.

Në këtë kontekst, nuk është e rastësishme që Ilir Meta ka akuzuar disa herë publikisht bashkëshorten e tij dhe disa figura të tjera të opozitës për “shitje të interesave të Partisë së Lirisë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.