E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi i përgjigjet Tahirit: Të përshëndes me këngën “Mos pi mall, bëj palestër”
Lajme

Kryemadhi i përgjigjet Tahirit: Të përshëndes me këngën “Mos pi mall, bëj palestër”

Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga dita e votimeve dhe dita e nesërme është dita e fundit e fushatës, PS dhe LSI nxehin gjakrat mes tyre. Dita e sotme është karakterizuar nga sulme të ndërsjellta mes LSI-së dhe Tahirit, ku ky i fundit është akuzuar nga LSI se ka dorë në blerjen e votave me anë të ish-policëve që u bëjnë presion njerëzve. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Tahirit, i cili është shprehur se është Meta dhe LSI ata që blejnë vota.
Por kundrejt Tahiri ka reaguar edhe deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka dhënë një mesazh për Tahirin. Përmes një statusi në Facebook, Krymadhi shkruan

“Përshëndes Saimir Tahirin me këngën “Mos pi mall, bëj palestër” Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor”.

 

Me pare kishte reaguat Saimir Tahiri

Saimir Tahiri, mesazh të fortë Metës: Po me bie në qafë, më vure edhe përgjues

Saimir Tahiri ka reaguar ashpër ndaj akuzave të bëra nga LSI se ai po blen vota në Tiranë. Ish -Ministri i Brendshëm, në një mesazh drejtuar Ilir Metës, i thotë se po i bie në qafë kot dhe po hedh baltë mbi të. Në shpërthimin e tij kundër Metës, Tahiri e akuzon për herë të parë se ishte ai që vuri përgjuesin në zyrën e tij nëpërmjet ish -zëvendësministrit. Përgjuesi u gjet në zyrën e Tahirit nga sekretarja e tij dhe për këtë ai bëri kallëzim në prokurori. Por nuk është ende e qartë nëse ai ka regjistruar ndonjë bisedë të Tahirit.

REAGIMI I PLOTE

Me degjo me vemendje Ilir Meta! U be nje kohe e gjate qe me bie ne qafe duke hedhur balte mbi mua dhe t’a kam thene ne sy kur kishim ende komunikim bashke se je gabim! Po ti nuk pushove nje sekonde ne luften tende te verber me mua. Me hodhe ne kurriz te gjithe doracet qe paguan ne kazanin mediatik te Shqiperise dhe jo vetem. Pagove para qe te nxish Policine e Shtetit dhe mua personalisht, edhe ne media e portale jashte Shqiperise. Me vure pas nje hafije tenden si zv.minister qe arriti deri ne cmendurine e tentatives per te pergjuar zyren time! Nuk le mik e partner te Shqiperise pa i zbrazur balten e barkut tend, sa here te takonin si kryetar kuvendi. Dhe nuk te mjaftoi fakti qe une e lashe detyren, per te vazhduar te merresh me mua papushim! Madje aq i pasherueshem je ne kete fiksimin tend kunder meje, sa u leshove fare edhe kunder Policise se Shtetit, pasi u zgjodhe edhe President zotrote me votat e Partise Socialiste. Ke jave te tera qe sa ti, sa gruaja jote, sa kryesherbetori yt, sa luanet e kotelet e kazanit tend politik, merreni me mua duke sajuar lloj-lloj idiotesish, per gjoja presione policore e blerje votash! Se kush eshte tregtari me i madh i blerjes se votave dhe i vendeve te punes ne Shqiperi, kete e di i madh e i vogel! Prandaj ti nuk i mbush mendjen dot askujt me rolin qesharak te viktimes se zgjedhjeve qe po e luan si i dale mendsh, ekran me ekran dhe shesh me shesh. Une e di qe ti do vazhdosh te merresh me mua dhe s’po e postoj kete mesazh qe ti te heshtesh, por qe ti ta dish se nuk do pushoj nje minute deri kur te mbaroje procesi i votimit qe ti dhe kazani yt politik ta merrni ate qe meritoni nga Tirana, Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina! Me vota Ilir me vota, jo me zarfa, as me iphone, as me miell, as me grure dhe as me grupe qe jane objekt i punes se Policise se Shtetit per perfshirje ne trafiqe te renda… Vazhdo nxirri kotelet e tua ne ballin e kazanit tend politik, po pergatitu mire shpirterisht, qe te mos behesh per nje muaj masazh koke, pas numerimit te votave te qarkut Tirane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.