Kryemadhi ironizon pas daljes nga SPAK: Unë me barrë nuk ngel
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Pas përfundimit të procedurës, ajo ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka komentuar me tone ironike një deklaratë të mëhershme të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u pyet për aludimet se disa zyrtarë apo ish-zyrtarë mund të tentojnë të shmangin masat e arrestit përmes shtatzënisë. Ajo reagoi me një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe me nota humori, duke e mohuar kategorikisht një situatë të tillë për veten e saj.
“Unë ju garantoj që me barrë nuk ngel”, u shpreh ajo, duke shtuar se në praktikë mund të ekzistojnë mënyra të ndryshme procedurale që përdoren nga individë të ndryshëm për të përballuar situata ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



