E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi komenton dhe deklaratat e ‘dashurisë’ Rama-Meta: Jam mësuar me kryeministrin, me degën e ullirit dhe thikën mbrapa
Publik News

Kryemadhi komenton dhe deklaratat e ‘dashurisë’ Rama-Meta: Jam mësuar me kryeministrin, me degën e ullirit dhe thikën mbrapa

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se ajo dhe LSI nuk e njeh Parlamentin shqiptar. Në një intervistë për Eni Vasilin, Kryemadhi komentoi dhe “deklaratat e dashurisë” mes Ramës dhe Metës.

“Unë si Monikë dhe LSI-ja nuk e njeh Parlamentin shqiptar dhe rrjedhimisht me atë numër votash. Se Kuvendi ka vetëm 82 vota të ligjshme jo 84. Deklaratat e dashurisë mes njëri-tjetrit (Rama-Meta) janë deklarata që… unë jam mësuar me Ramën, me degën e ullirit dhe thikën mbrapa.

Por axhenda dhe aksioni i LSI është i njëjtë, për të çuar vendin drejt zgjedheve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi ka thënë se politika nuk është e rëndësishme në këtë moment për shqiptarët.

“Më e rëbndësishme, sot shqiptarët kanë hallin kur do dalin të punojnë sepse vetëm në dy muaj kanë humbur vendet e punës 60 mijë shqioptar. Të nxjerrim vendin nga ky kolaps ekonomik.

Mua dashuria politike mes Ramës dhe Metës nuk më intervson fare. Unë nuk i lëviz qëndrimeve të mia, por besoj as Meta nuk iu lëviz”, përmbylli Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.