Kryemadhi lumë akuzash ndaj medias, prokurorëve që i quan ‘njëpërdorimësh’ të Ramës
“Ku kanë by*ë” të flasin pa lejen e Ramës
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka folur për përplasjen e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe 2 prokurorët e posaçme Arben Kraja e Sotir Kllapi gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO.
“Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi, pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa shtoi “ku kanë b*th me fol ata”.
Deputetja u shpreh se për të tërhequr vëmendjen nga krimi i strukturuar po kërkohet të bëhet show emocional.
Kryemadhi, pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, u shpreh se e shqetëson prezenca me Ilir Metën në një sallë gjyqi.
“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë show politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot.
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur sërish pas daljes nga GJKKO për akuzat ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta. Ajo akuzoi prokurorët dhe e cilësoi drejtësi të inkriminuar.
Kryemadhi foli për provokim nga drejtësia, pasi ishte vendosur në një sallë gjyqi me ish-bashkëshortin pavarësisht se janë të ndarë.
“Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal që nga inceneratorët, 5D, koncesionet, ne sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të inkriminuar.
Sot kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. E dinë marrëdhënien time me z. Meta dhe na kanë futur në një sallë, kur secili ka masë arresti dhe seanca duhet të ishte individuale. Asnjë nga ne nuk është akuzuar, por të dyshuar”, tha Kryemadhi.
Ajo theksoi se “për të larguar vëmendjen kërkojnë të bëjnë dhe një shoë mediatike dhe politik, ndoshta dhe emocional. Më vjen keq që emocionet e tyre nuk i kënaqim dot”.
Duke iu referuar sërish prokurorëve, ajo tha “ku kanë bythë me fol ata. Ku flasin dot pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën në Bashkinë e Tiranës drejtore të prokurimeve”.
E pyetur për përplasjen në sallën e gjyqit, Kryemadhi tha se “Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”.
“Unë nuk jam besimplotë në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin. Ai e ka fituar projektin nga BE për trajnimin. Ndiqni paranë. Unë paranë ndoqa ngaqë shkova tek ata. Me lekët e mia i kam blerë. Mos i kam blerë me lekët e Edi Ramës apo të SPAK.
Unë nuk e kam fustanin si Ajola Xoxa që e ka D&G dhe thotë ma ka qepur gjyshja. Unë i kam të deklaruara.
Kam lindur në Tiranë në 1974. Nuk kam ardhur në Tiranë. Kam mbaruar universitetin e Tiranës, kam mbaruar master doktoraturë, të gjitha dhe me forcat e mia.
Nëse ka një gjë, po të kisha para për të fshehur nuk përdorja karta krediti, por para cash. Dhe këta prokurorët që rezultojnë si të ndershëm, po t’i futesh TIMS-it… Edhe operacionet e grave, të vajzave dhe të të dashurave”, deklaroi Kryemadhi.
Ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rezultojnë me lidhje të dyshuara korruptive me biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, të cilin e favorizuan për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Communication INC” dhe një kompanie telefonike celulare në Shqipëri.
Sipas dosjes së SPAK, rezulton se kompania “UNIFI Communication INC” me drejtor ekzekutiv Adrian Shatkun rezulton se ka kryer 12 pagesa për llogari të kompanisë JPM Strategic Solutions me drejtor ekzekutiv John Moreira”.
Në lidhje me këto akuza, Kryemadhi tha se Shatku është kushëriri i saj. Ajo tha se Ilir Meta nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me njerëzit e saj.
Monika Kryemadhi: Për fibrën optike. Adrian Shatku është një biznesmen i nderuar shqiptaro-amerikan. Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Pollo dhe Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn tim. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen. Ti edhe sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike.
Pyetje: Keni përdor kartën e biznesmenit Shatku…
Monika Kryemadhi: Unë para 3 muajsh isha në delegacion me Parlamentin shqiptar dhe avioni na ktheu nga Rinasi në Vjenë, ngelëm në Vjenë në 4 të mëngjesit. Parlamenti mi ktheu pas 1 muaji lekët. Do merret i pandehur Edi Paloka, Ervin Salianji pse kanë paguar me kartën time?
Pyetje: Marrëdhëniet tuaja me biznesmenin Shatku cilat janë?
Monika Kryemadhi: E kam takuar Shatkun me kryeministrin Edi Rama dhe Milena Hariton sepse kishte një rezistencë nga Ministria e Transportit në atë kohë për të mos prishur monopolin. SPAK-u gënjen.
Pyetje: Keni përfituar 36 mijë euro me një këst…
Monika Kryemadhi: Ku i kam unë këto?
Pyetje: Keni përdorur kartën kreditit të Shatkut? E thotë SPAK-u…
Monika Kryemadhi: Nuk e kam përdor.
Monika Kryemadhi: Unë kam deklaruar çdo gjë dhe prandaj po të them se mënyra se si ata e kanë bërë është gjyq publik për të gjetur edhe viktima të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



