E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Pas  Teatrit, Rama në dhjetor do të shembë dhe Muzeu Kombëtar
Publik News

Kryemadhi: Pas Teatrit, Rama në dhjetor do të shembë dhe Muzeu Kombëtar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka thënë pasditen e sotme se Rama po nxiton të prishë Teatrin Kombëtar në mënyrë që në fund të vitit 2020 të prishet dhe Muzeu Kombëtar.

“Çështja e Teatrit Kombëtar nuk ka të bëjë thjesht me godinën por edhe me integritetin e kulturës dhe artit shqiptar. Në dijeninë time nxitimi për teatrin kombëtar, është edhe arsyeja për prishjen e Muzeut Kombëtar brenda vitit. Rama do të shpërblejë në paradhënie djemtë e projektit për kullat…Po nxiton për ketë arsye”, tha Kryemadhi.

E pyetur në Abc News për peticionin e artistëve që mbështesin shembjen e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi u shpreh se kanë qenë po të njëjtët aktorë që dikur kërkonin që një ligj i tillë të mos firmosej.

“Meqë Rama ka 30 milion euro për të bërë teatër të ri, ta bëjë teatrin e ri. Ky komunitet ka nevojë për 6 të tjerë. Kam përshtypjen se nuk ka përplasje mes artistëve, por mendoj që letra e shkruar nga artistët për Presidentin dhe zotin Basha që dikur i shkruanin mos firmos ligjin, është një tekst i shtypur me gishtat e Endri Fugës dhe gojën e zotit Rama”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.