Kryemadhi për deklaratat e Ramës: Në një vend normal do ishte shkarkuar! Kërcënon qytetarët me…
“Ne si LSI, bashkë me opozitën e bashkuar, do të kthejmë mbrapsht dhe nuk do të njohim asnjë ligj dhe asnjë vendim të miratuar pas 19 shkurtit të 2019. Dhe kjo punë ka marrë fund”, kështu ka deklaruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa shtoi se “Jo vetëm që nuk do të njihen, por përkundrazi hartuesit e këtyre ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën do të përgjigjen para drejtësisë”.

E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Kryemadhi foli edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga Lezha për çështjen e vaksinës. Sipas saj, në Shqipëri do të kishte sistem drejtësie Rama do të ishte shkarkuar për shpërdorim detyre.
“Edhe ky thotë, vaksinat i solla unë, do ti bëj unë, edhe infermier mund të bëhet ai. Ka një problem në të gjithë këtë që thotë. Në një vend normal, në raste të tilla nëse do të kishte një sistem drejtësie, automatikisht jo vetëm që do të ishte shkarkuar. Është shpërdorim detyre dhe shkelje e Kushtetutës. Ai është një kryeministër në periudhën e fushatës. E mbani mend në 2017, kur u tha policëve hidhni kapelet dhe dilni e mblidhni vota për PS. Ishte një shkelje flagrante e kushtetutës, ishte shpërdorim detyre me Policinë e Shtetit dhe këtë rast është shpërdorim detyre me pandeminë.
Ky njeri përveç se ka shpërdorimin e detyrës, por ushtron shantazh, intimidon, presionin dhe përveç se shantazhit ky kërcënon qytetarët me vaksinën. Është njëlloj si ligji për agjitacion e propagandë, i cili thoshte se nëse bën agjitacion e propagandë kundër partisë në pushtet, dënoheshe nga me burg deri në varje. Ky thotë nëse ju nuk votoni PS unë do të ju lë të vdisni nga Covid”, tha Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



